Aktualitet

Rritja e pagave, kryeministri Rama detajon përfitimet për punonjësit e sigurisë!

Për punonjësit e sigurisë, nga rritja e menjëhershme e pagave do të përfitojnë 12 mijë e 120 të Policisë së Shtetit e Gardës së Republikës. I shoqëruar nga ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë, Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja e nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku, sot kryeministri Edi Rama ishte në mjediset e Akademisë së Sigurisë ku dha shifra konkrete të rritjes.

Pra, paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe sot bëhet me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor, shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast e shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.

Rritje të pagave përfitojnë edhe 3 mijë e 566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.

Për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.

Nuk mbeten jashtë rritjes së pagave as punonjësit e PMNZH-ve ku përfitojnë 1 mijë e 181 zjarrfikës.

Drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.

Sipas kryeministrit Rama, të gjitha këto janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj.