Showbiz

Rrjedh online kënga e Dhurata Dorës me Maitre Gims (video)

Kënga mes Dhurata Dorës dhe Maitre Gims po rrjedh në internet. Një llogari në youtube ka publikuar projektin muzikor i cili pritet të lancohet nesër me videoklip të xhiruar në ishujt Maldive.

’Only you’ quhet kjo këngë e cila po pritet shumë nga fansat e dy artistëve.

Ky njëherësh është dueti i dytë me radhë i dyshes, klipin e të cilit e kanë realizuar në ishujt Maldive.

Kujtojme se Dhurata dhe Gims ndërkohë sollën hitin “Te Quiero” në vitin 2019 së bashku edhe me DJ Assad.

Projekti u soll vetëm në ‘audio’ dhe deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë shikime në YouTube.