Celebrities Gossip Showbiz

“Rroftë dashuria…”, Xhensila Myrtezaj poston foto nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali.Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Mes shumë të ftuarve, të cilën ishin të detyruar të ishin të rezervuar në lidhje me postimet rreth dasmës, disa prej tyre nuk mund të mos postonin foto të ‘look-ut’ të tyre. Ndër ta ka qenë edhe Xhensila, e cila ka postuar disa foto me vajzën e saj, Ajkën, të cilat duken shumë bukur me fustanet që kanë zgjedhur të veshin gjatë ceremonisë dhe krahas fotove shkruan:

Rroftë dashuria

Pas projektit të saj më të fundit, ‘Yjet’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë e cila u prezantua në finalen e madhe të edicionit të dytë të ‘BBV’, artistja ka sjellë një tjetër duet. Bëhet fjalë për Majk dhe kjo nuk është hera e parë që Xhensila zgjedh të ‘bashkojë forcat’ me repera. ‘T’i fala’ quhet bashkëpunimi i dyshes që ka vetëm dy ditë që është publikuar dhe ka arritur në kaq pak kohë një super sukses. Këtë na e kanë zbuluar vetë me anë të një Instastory ku tregojnë se projekti i përbashkët ka arritur 1 milion klikime.