Showbiz

Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me deputetin Mark Frroku

Prej javësh tashmë rrjeti po zien nga fakti që aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në një lidhje me deputetin Mark Frroku menjërherë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Aleks.

Në inagurimin e restorantit të saj më të ri ajo nuk ngurroi që të falenderonte para të gjithëve Markun për mbështetjen që i ka ofruar.

E vendosur të tregohet e drejtpërdrejtë, mbrëmjen e kaluar Rudina ka pranuar publikisht lidhjen e saj të re duke theksuar se ‘ekskluzivitetin’ e ka për vete.

“Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudina” -shkroi ajo në një postim në Instagram ku shfaqej krah Mark Frrokut si një kartolinë festash.