Showbiz

Rudina Dembacaj konfirmon ndarjen nga bashkëshorti

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj prej kohësh përflitet se është ndarë nga bashkëshorti i saj Aleks dhe vetëm sot këto aludime janë konfirmuar.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” me Islin dhe Orin, ajo pranoi për herë të parë që është në proces divorci që prej muajit qershor.

“Kemi hapur një padi që në qershor, pra është e vërtetë që jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria por është e vërtetë që po divorcohemi” -u shpreh ajo gjatë emisionit.

Rudina dhe Aleksi ishin të martuar prej 3 vitesh dhe shpeshherë e shfaqnin dashurinë e tyre edhe në rrjetet sociale ku ndiqeshin nga fansat.