Bota

Rusia shpall “agjente të huaj” këngëtaren e famshme Alla Pugacheva!

Një nga këngëtaret më të famshme ruse, Alla Pugacheva, shpesh e cilësuar si mbretëresha e popit sovjetik mund të cilësohet “agjente e huaj”. 74-vjeçarja, e njohur ndër breza për hite të tilla si kënga e vitit 1982 “Million Scarlet Roses” dhe filmi i vitit 1978 “The Woman who Sings”” ka qenë një kritike e zëshme e pushtimit rus të Ukrainës.

Ajo nënshkroi një peticion në vitin 2014 kundër persekutimit të Andrei Makarevich, i cili protestoi kundër aneksimit të Krimesë dhe luftës në Donbas. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, satiristi Maxim Galkin, u larguan nga Rusia për në Izrael menjëherë pas fillimit të pushtimit të vitit 2022.

Galkin u cilësua “agjent i huaj” në shtator të atij viti. Prokurorët rusë thuhet se i kanë bërë tani një kërkesë ministrisë së drejtësisë të vendit për ta cilësuar Pugachevën “agjente të huaj”. Këngëtarja në të kaluarën është nderuar nga presidenti Vladimir Putin dhe nga paraardhësi i tij Boris Yeltsin. Kur Mikhail Gorbachev vdiq në vitin 2022, ajo lavdëroi liderin e fundit sovjetik për fjalën e lirë dhe faktin që ishte kundër dhunës.

Ndërkaq, “Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon me avionë luftarakë F-16 Ukrainën, ato do të rrëzohen nga forcat ruse”. Qëndrimin e shprehu lideri rus, Vladimir Putin.

Pushtimi rus i Ukrainës që nisi në vitin 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit, që nga kriza kubaneze e raketave, më 1962-shin. Duke folur me pilotë rusë, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991-shin, por “Moska, nuk ka plane që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s”.