Celebrities Showbiz

Ryan Reynolds tregon se përse i pëlqen të jetë baba vajzash!

Ajtori i njohur Ryan Reynolds ka treguar së fundmi se ai është i shqetësuar për mundësinë e të pasurit një djalë në jetën e tyre. Në një intervistë të fundit me “Access”, 45-vjeçari u shpreh se si është që të jesh baba vajzash dhe se pse kjo ishte gjëja e duhur sipas tij.

Reynolds së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Blake Lively, kanë tre vajza, James, 6 vjeçe, Inez, 5 dhe Betty, 2. Lidhur me këtë ai u shpreh se:

Nuk do të doja të isha ndryshe. Kur kishim më të vegjlit, isha i tmerruar në heshtje se mund të bënim djalë. Nuk e dija. Unë jam rritur me djem, që vazhdimisht më hidhnin nëpër mure, kur kishte një derë vetëm 5 metra larg.

Ryan foli gjithashtu për lidhjen me aktorët, Dwayne Johnson dhe Gal Gadot për faktin se secili prej tyre ka tre vajza.

Dwayne, Gal dhe unë, flasim shumë për këtë dhe ka një lloj eksperience të përbashkët që mendoj se ia vlen të përmendet. Ne na pëlqen të kemi vajzat tona.

Së fundmi, aktori i njohur Ryan Reynolds zbuloi se do të largohet për pak kohë nga aktrimi. Përmes rrjetit të tij social, Instagram, 44-vjeçari postoi disa foto nga prapaskenat e filmit të tij të ardhshëm “Spirited” dhe deklaroi se:

Koha perfekte për pak pushime nga bërja e filmave. Do të më mungojë çdo sekondë duke punuar me këtë grup krijuesish dhe artistësh të talentuar. Këto ditë, mirësia ka rëndësi po aq sa talenti. Kam pasur fatin të punoj me njerëz që i kanë patur të dyja.

Rikujtojmë, gjithashtu se aktori ka zbuluar së fundmi problemet e tij me ankthin. Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Ryan u shpreh se arsyeja pse vendosi të flasë ishte kryesisht për shkak të vajzave të tij, James, Inez dhe Betty.