Pardon My French Politikë

Sa kanë ndihmuar Dua Lipa dhe Rita Ora në promovimin e Tiranës, e zbulon Erion Veliaj ekskluzivisht për TAR!

I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.

Muzika dhe eventet në kryeqytet mund të themi me plot gojë se kanë patur një rritje shumë të madhe viteve të fundit dhe z.Veliaj ka për të thënë diçka lidhur me këtë.

Arti dhe kultura nuk janë thjesht gallatë dhe aheng për masat, janë një produkt ekonomik, ku njerëzit shpenzojnë. Kjo prodhon ekonomi, po janë 10 mijë veta në Tiranë që punojnë me industrinë e argëtimit. Përtej artistëve që shohim është një ushtri që ‘hanë bukë me këtë punë’.

A kanë  ndihmuar Rita Ora dhe Dua Lipa në zhvillimin e këtij aspekti?

Kanë luajtur rol vendimtar, i dhanë një  ‘push’. Tani që gocat kanë ndihmuar duke e ngritur Tiranën në një stekë shumë të lartë, tani njerëzit e dinë që në qoftë se do ndodhë diçka e madhe artistike me shumë gjasa është në Tiranë. Këtu hyn puna që bën qeveria.