Celebrities Gossip Showbiz

Sa vite kanë kaluar… Miriam Cani bëhet nostalgjike dhe na kujton kohët e fillimeve të karrierës së saj!

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it. Bukuroshja prej shumë vitesh ka qenë pjesë e tregur muzikor dhe edhe pse shkëputet me kohë të gjatë për shkak të familjes nga lansimi i projekteve të reja muzikore sërish nuk harron të surprizojë ndjekësit e saj.

Por, me anë të disa Instastory-ve më të fundit, Miriam na ka kthyer shumë pas në kohë, në fillimet e karrierës së saj që e nisi fillimisht si grup muzikor. Në fotot e publikuara, këngëtarja shfaqet para plot 20 viteve, ku dhe asokohe ka qenë një yll i vërtetë. Epo, vitet kalojnë dhe artistja na kujtoi se nuk ka falur pak hite në gjithë këtë kohë.

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.

E vetëm pak javë më parë, Albani lansoi këngën e tij më të re ‘Dalëngadalë’ ku protagoniste në videoklip ishte vetë Miriami.