Celebrities Gossip Showbiz

Salma Hayek surprizon fansat me një pamje tërësisht natyrale, pa filtra, pa make up!

E kush nuk do të donte të dukej si ajo në moshën 54-vjeçare? Aktorja e njohur Salma Hayek së fundmi ka guxuar të publikojë një foto të sajën në rrjetin social Instagram teksa shihet pa make up në fytyrë dhe lëkura e saj është për t’u patur zili edhe nga vajzat më të reja në moshë. Aktorja shfaqi një pamje krejtësisht natyrale me përshkrimin “#selfiesunday #nomakeup”. Më shumë se 700,000 përdorues të Instagramit e pëlqyen foton e saj, ku ndër të tjera shihet duke pozuar me kostum banje.

Rikujtojmë një ndodhi aspak të zakontë që së fundmi aktorja ka ndarë me publikun. Salma ka treguar se stafi i saj për pak sa nuk la punën sepse shtëpia e saj në Londër është e mbushur me fantazma. Artistja shpjegoi se pasi disa gjëra misterioze filluan të ndodhnin në shtëpi, asaj ju desh të thërriste një ekspert për ta kuptuar. Gjatë një interviste në “The Ellen Show”, ajo u shpreh se:

Ishte diçka shumë e keqe. Mendoj se nuk është më, por jo si më parë patjetër. Gjërat u bënë aq keq në një moment, saqë disa nga stafi po kërcënonin se do ta linin punën nëse unë nuk bëja asgjë për këtë. Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se Hayek, pas rrëfimit për punën me producentin Harvey Weinstein, ku tregoi sesi ai e kishte detyruar të bënte një skenë nudo vetëm që ta shihte, u shpreh se producenti i famshëm nuk ishte i vetmi që sillej keq me gratë në Hollywood.

Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozitat e tij duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë. Weinstein nuk është i vetmi. Ne jemi femra! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet.