Showbiz

Sandra Bullock për herë të parë si producente, ja filmi që po tërheq vëmendjen e të gjithëve…

Aktorja hollivudiane Sandra Bullock do të vijë me një film të ri të zhanerit romancë për “Paramount Pictures”, konfirmoi “The Hollywood Reporter”.

Për herë të parë në karrierën e saj Sandra do të jetë protagoniste e në të njejtën kohë producentja e filmit. Thuhet se në rolin kryesor krah saj do të jetë Rayan Ryenolds me të cilin ka aktruar në filmin e vitit 2009, “The Proposal”.

Filmi i saj i ri quhet “The Lost City of D” dhe flet për një shkrimtare e cila ka publikuar ribrin e saj romancë që shndërrohet në më shumë se aq. Libri i saj ka në qendër një qytet jo si gjithë të tjerët, një qytet imagjinar e fantastiko-shkencor që shkrimtarja, pra Sandra zbulon që në të vertetë ekziston dhe niset në kërkim të tij.

Së bashku me të, në rrugëtimin për të gjetur qytetin e humbur të D-së është personazhi kryesor i librit, pra Ryan Reynolds shoqëron shkrimtaren në aventura të bukura dhe të çuditshme.

Krahas realizimi të “The Lost City of D”, Sandra Bullock po punon njëkohësisht edhe për “Bird Box 2”.