Showbiz

Sarah Jessica Parker surprizon fansat, rikthehet në “Broadway” pas 22 vitesh

Mund të mos ketë më seri të reja të “Sex and the City” por ama Sarah Jessica Parker nuk do t’i mungojë më publikut.

Në një intervistë të dhënë së fundmi aktorja amerikane konfirmoi se shumë shpejt do të rikthehet në “Broadway” aty ku nisi gjithçka.

Edhe pse 53-vjeçarja nuk zbuloi detaje rreth shfaqjes që do të sjellë pas një shkëputjeje kaq të gjatë, ajo theksoi se është duke punuar fort për të surprizuar të gjithë fansat dhe fanatikët e “Broadway”.