Showbiz

Së shpejti dasëm për një nga anëtarët e One Direction

Kushuriri i Liam Payne ka deklaruar se këngëtari i One Direction mund të martohet pas disa javësh me Cheryl Fernandez-Versini. Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet se marrëdhënia e këtij çifti është thjesht për famë.

Në një intervistë të dhënë për revistën “New”, ai është shprehur: “Nuk mendoj se lidhja e tyre është thjesht për famë pasi ata duken shumë të dashuruar teksa dalin me njëri-tjetrin. Jam i bindur që koha do ta tregojë këtë. Ata ndoshta do të martohen pas disa javësh”.