Celebrities Film & Tv Showbiz

Së shpejti do të mund të shohim skandalin e shumëpërfolur seksual Clinton-Lewinsky në një serial!

Kanë kaluar më shumë se 23 vite nga skandali seksual që përfshiu presidentin amerikan të kohës, Bill Clinton me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky. Bill Clinton u bë i pari president pas 100 vitesh, për të cilin Kongresi Amerikan e vuri në aktakuzë duke kërkuar hetimin e plotë për të gjithë ngjarjen.

Duket se i gjithë ky skandal shumë shpejt do të publikohet në formën e një seriali televiziv. Seriali do të publikohet në muajin shtator të këtij viti në “FX” me titullin “Impeachment: American Crime Story” dhe është prodhuar nga vetë Monica Lewinksy, e cila u gjet në epiqendrën e vorbullës së skandalit seksual.

Frymëzuar nga pjesa e shkruajtur nga Jeffrey Toobin “A vast conspiraty”, seriali do të jetë kapitulli i tretë i serive “American Crime Story”, ku dy sezonet e para i janë kushtuar historisë së O. J. Simson dhe vrasjes së stilistit italian Gianni Versace. Në rolin e Levinskit do të jetë aktorja dhe këngëtarja Beanie Feldstein, ndërsa aktrori Clive Owen do të interpretojë ish- presidentin Clinton. Në role të tjera do të jenë Edi Falco si Hillary Clinton dhe Sara Paulson si Linda Tripp.

Vitet e fundit Monica Lewinskyn e kemi parë si shkimtare, aktivitste dhe së fundmi si producente e një kompanie produksioni të quajtur “Alt Ending”. Në vitin 2014 Monica Lewinsky jep një intervistë të gjatë për revistën “Vanity Fair” ku shpreh të gjitha opinonet dhe analizon situatën e krijuar në vitin 1998 ku përfundoi në qendër të urraganit mediatik, duke i shkatuar trauma përsa i përket gjendjes emocionale dhe shpirtërore. Një vit më vonë Monica u shfaq me dokumentarin “Çmimi i turpit” të cilin e ndoqën mbi 20 mijë milionë spektatorë. Nga ajo kohë të gjitha fushatat e saj me qëllim sensibilizimi kundër bullzimit virtual apo çdo lloj forme ngacmimi apo intimidimi online janë përgëzuar dhe përkrahur nga mediat e ndryshme.

Rikujtojmë se, vitin e kaluar, Clinton u shpreh në dokumentarin e quajtur “Hillary” për arsyen e tradhtisë ndaj bashkëshortes së tij. Ai pranoi se kjo ishte një ndër ato gjëra të cilat ai e bëri për të menaxhuar ankthin si drejtues i shtetit.

Jeta në Shtëpinë e Bardhë më dukej si një ndeshje boksi ku duhet të merrja pjesë çdo ditë. Lodhja, ankthi dhe stresi më çonin drejt zgjedhjeve të gabuara.