Gossip Showbiz

Së shpejti në ankand karrigia e Elvis Presley dhe jo vetëm!

Një karrige e firmosur nga Elvis Presley, pritet të dalë në ankand. Karrigia është e veçantë sepse ishte e preferuara e këngëtarit në pushimet e tij sekrete të vitit 1959, 2 javë para se të takohej me bashkëshorten e ardhshme, Prishila Presley. Në ankand, pritet të dalin të tjera sende personale të tij, që nga posterat, sende intime, materiale promocionale, CD etj.

Pjesë e ankandit pritet të jenë edhe sende të tjera me vlerë si një kostum i Beyonce apo një xhaketë e Ed Sheeran. Ankandi do të zhvillohet online më 2 dhjetor dhe do të transmetohet online në Los Anxhelos, Kaliforni dhe Florida.

Rikujtojmë, se një pallto e punuar me porosi, e veshur nga Elvis Presley, është shitur për më shumë se 128 mijë paund në ankand. Palltoja prej lëkure, e veshur nga këngëtari gjatë viteve të fundit të jetës së tij, doli në Wiltshire të shtunën. Ajo është blerë për më shumë se 128 mijë paund nga një koleksionist amerikan. Drejtuesi i ankandit, Henry Aldridge, kishte thënë më parë se ata prisnin që palltoja të arrinte rreth 15 mijë paund.