Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti “Zani i popullit”, çfarë ka përgatitur këtë herë Capital T?

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Capital T ka publikuar projektin e tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me reperin e njohur Elinel dhe titullohet “Acar”. Ama duket se artisti nuk ka bërë aspak pushim dhe duket se ka gati një tjetër projekt muzikor dhe vetëm pak më parë ka postuar në Instagram një pjesë nga kënga e tij e re. Ky projekt i ri titullohet “Zani i popullit” dhe do të publikohet në datë 17 Shkurt në orën 12.00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Para pak kohësh kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar rreth një muaj më parë. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.