Showbiz

Sekreti i bukurisë së Bleonës? gjenet por jo vetëm!

Bleona Qereti gjithmonë bëhet kryefjala e medias rozë dhe portaleve online dhe çdo thashethem nis vetëm nga postimi i një fotoje.

Së fundmi ajo ka postuar një foto në profilin e saj të Instagram-it ku shfaqet në plazh krejtësisht e zhveshur…epo le të themi thuajse e zhveshur. Në diçiturën e kësaj fotoje ajo ka shkruar se sekreti i bukurisë së saj dhe trupit të tonifikuar nuk lidhen vetëm me gjenet e trashëguara nga prindërit e saj por edhe falë trajnerit dhe stërvitjes intensive.

Gjithashtu ajo ka treguar se i urren dietat për këtë arsye nuk do të tregohet gënjeshtare kur vjen puna tek ushqimi, ajo ha gjithçka. “Le të hapet kazani i thashethemeve” ka shtuar Bleona më tej teksa thekson se kjo foto nuk ka as photoshop as filtra pasi këngëtarja jonë nuk është ‘fake’.