Aktualitet

Sekuestrohen çeqe 1 milion dollarë në Han të Hotit/Dy italianë në pranga!

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër goditi një rast të falsifikimit të letrave me vlerë. Për këtë rast u arrestuan shtetasit italianë R. M., 44 vjeç dhe C. S., 49 vjeç.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i falsifikimit të letrave me vlerë.

Në  dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit R. M. dhe C. S., në bagazhin e të cilit janë gjetur 2 pako me çeqe të dyshuara të falsifikuara, me vlerë 2000 dollarë secili (vlera totale 1 milion dollarë).

Çeqet e padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin, 1700 euro, vulat dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër njoftim nga kronika e zezë, u dyshua se shpërndante drogë në Shëngjin, policia e Lezhës arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar. Në pranga ra një shtetas me banim në Durrës, të cilit iu gjetën e sekuestruan 162 gramë lëndë narkotike, e llojit kokainë. Ai u kap në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë të koduar “Tempulli 2”. Ishte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë që siç theksohet në njoftimin zyrtar finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Posedonte rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E.B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.