Showbiz

Selena dhe Zayn së shpejti në një bashkëpunim

Mjaftoi një koment nga një faqe fansash në Instagram që portalet online të shkruajnë për dyshen e famshme.

Së fundmi aludohet se Selena Gomez dhe Zayn Malik do të bashkëpunojnë për të krijuar kolonën zanore të filmit të ri “Aladdin” që do të dalë në vitin 2019.

Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe miqtë e këngëtares ndërkohë që ajo dhe Zayn priten të pohojnë apo mohojnë këto spekulime të fansave dhe medias rozë dhe pse jo të japin detaje të mëtejshme rreth saj.