Celebrities Film & Tv Showbiz

Semi tmerrohet nga Fifi, çfarë po ndodh mes tyre?!

“Big Brother VIP” vazhdon të surprizojë publikun me ndodhitë dhe situatat e krijuara brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Debatet dhe zënkat nuk kanë munguar mbrëmjen e kaluar mes banorëve. Një rasti i tillë ka qenë dhe ai mes Fifit dhe Semit, që bëri që kjo e fundit të shpërthejë në të qara.

E gjithë kjo nisi nga një shkop druri të cilin Fifi e ka mbajtur së fundmi dhe ka acaruar banorët e shtëpisë me sjelljen e saj. Sipas Fifit ajo po e mban atë në rast se banorët gabonin dhe silleshin keq.

Një ndër to ishte dhe Semi e cila është irrituar shumë nga e gjithë situata. Ajo i ka kërkuar Fifit që ta largojë atë pasi e bezdiste dhe se po frikësohej. Nga ana tjetër Fifi nuk iu bind duke thënë se ka marr leje nga “vëllai i madh” për ta mbajtur shkopin dhe e gjitha përfundoi në një debat të ashpër duke bërë që Semi të fillonte të ndihej keq dhe të përlotej.

Pas saj ka vrapuar Donaldi dhe Beniada, duke i qëndruar pranë nga frika e një sulmi tjetër ankthi, nga i cili Semi ka deklaruar se vuan prej kohësh. Më pas kur pa që Semi u prek vërtet nga situata e krijuar dhe se nuk po e përballonte ‘shakanë’ Fifi ka shkuar që t’i kërkojë ndjesë, por Semi ka preferuar që të mos flasë.