Aktualitet

Sërish rritje e numrit të viktimave, por regjistrohet ulje e rasteve!

Dita e sotme ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID në vendin tonë në 24 orë.

13 qytetarë kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe qytetarë 33-vjeçarë.

Ndërsa numri i të infektuarve është ulur në 24 orët e fundit, ku nga 4064 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID 295 qytetarë.

162 qytetarë janë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat nga COVID janë 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.