Aktualitet Sport

Sezoni 2024-2025/ Botërori i klubeve, ndryshon merkato dhe shtohet numri i lojtarëve!

Në sezonin 2024-25 mund të luhen 69 ndeshje, kështu që skuadrat duhet të zgjerojnë organikën. Turneu i FIFA-s do të zhvillohet në SHBA, nga 15 qershori 2025, me 32 skuadra.

Botërori i vërtetë, ai mes kombëtareve që zhvillohet pas dy vitesh, kalon nga 64 në 104 ndeshje, me 48 vende të kualifikuara. Turneu zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Po në SHBA, por një vit më parë, inaugurohet edhe Botërori i klubeve në versionin ‘extralarge’: 32 skuadra dhe jo 7 si deri tani, një muaj me ndeshje. Ky kompeticion zhvillohet pas përfundimit të sezonit, mes qershorit dhe korrikut, kështu që nuk do të jetë një verë pushimesh për lojtarët dhe tifozët.

Një skuadër italiane për shembull, nëse shkon në finale të të gjitha kompeticioneve, luan 67 ndeshje sezonale, apo edhe 69 në rast ‘play-off’-i në Champions. Kjo do të thotë se grupi i lojtarëve detyrimisht duhet zgjeruar dhe merkatoja ndryshon. Interi, që merr pjesë në Botërorin e klubeve, ka nevojë për një grup lojtarësh më të madh. Nuk flitet më për 11 titullarë, por edhe për 11 bashkëtitullarë.

Sezoni 2024-25 ka ngarkesë të madhe, sepse vjen edhe formati i zgjeruar i ish-Kupës së Kampionëve: 36 skuadra në vend të 32, 8 ndeshje në fazën e parë, jo më në grupe, por me formulën e një kampionati. Më shumë impenjime për ata që shkojnë përtej vendit të 8-të dhe nuk kalon direkt në 1/8-t. Skuadrat e klasifikuara nga vendi i 9-të deri tek i 24-i, luajnë ndeshje shtesë për fazën me eliminim direkt, ku 8 fitueset bashkohen me 8 skuadra të tjera.

Do të marrin pjesë dy skuadra për çdo vend, përjashtim bën fakti nëse mes tyre ka një fitues të 3 edicioneve të fundit të Championsit. Për 12 vendet e Europës përdoret renditja e UEFA-s, për pjesën tjetër sistemi i FIFA-s.

Janë 8 skuadra tashmë të kualifikuara për zonën UEFA: Çelsi, Real Madrid, Mançester Siti, Bajern Mynih, PSG, Inter, Porto dhe Benfika. Kanë siguruar një vend edhe Al Ahli, Uidad, Monterrei, Klub Leon, Siatëll Sounders, Palmeiras, Flamengo dhe Fluminense, Al Hilal, Urava Red Diamonds, Aukland.