Bota Travel

Sfera në Las Vegas një përvojë e pakrahasueshme, risitë e bëjnë atë atraksionin më të mirë të teknologjisë në planet!

Me një koncert spektakolar, U2 inauguroi MSG Sphere, projekti më inovativ i teknologjisë së lartë i ndërmarrë ndonjëherë në fushën e argëtimit. Është një strukturë që tashmë është një pikë referimi në Las Vegas dhe që nga një distancë duket si një anije kozmike e madhe, e zezë dhe misterioze – ndërsa kur bie nata duket si Toka e parë nga hapësira.

Kushtoi 2.3 miliardë dollarë, është 120 metra i lartë dhe 170 metra i gjerë, përmban stendat e amfiteatrit dhe ekranin LED më të madh, me definicionin më të lartë të shpikur ndonjëherë – rezultat i një grupi prej 1.2 milionë LED të programuar për të krijuar imazhe dhe video në një shkallë masive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Sphere u projektua nga Populous, firma globale e arkitekturës që ka frymëzuar disa nga stadiumet më të mirë në botë. Ka një kapacitet prej 18,000 personash dhe ka një ekran të madh 16K, i cili shtrihet mbi dhe rreth pjesës më të madhe të audiencës dhe mund të intensifikojë përvojën e koncertit si një lloj planeti i madh.

Prodhuesit e Sphere premtojnë gjithashtu një nivel të jashtëzakonshëm tingulli. Më shumë se 160,000 altoparlantë janë shpërndarë në të gjithë hapësirën, në mënyrë që të gjithë nga çdo vend të mund të shijojnë të njëjtin tingull kudo që të jenë. Hapësira është gjithashtu e pajisur me sedilje të prekshme që mund të dridhen për t’u përshtatur me çdo gjë që ndodh në ekran – një tërmet, për shembull – dhe makina 4D që mund të krijojnë efekte të temperaturës dhe madje edhe erës. Tani, Sfera do të jetë një monument teknologjik i qytetit. Tashmë, hotelet me pamje nga kjo arritje po rrisin çmimet e tyre, ndërkohë që një mori turistësh do t’i vizitojnë para ose pas udhëtimeve të tyre në kazinotë e Las Vegasit.