Bota

SHBA dhe aleatët përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve në Gaza! Hamasi ende pa përgjigje!

Hamasi nuk është përgjigjur ndaj iniciativave të fundit në përpjekje për të rifilluar negociatat për lirimin e pengjeve.

SHBA dhe ndërmjetësues të tjerë po përpiqen të ringjallin negociimet për lirimin të më shumë pengjeve të cilët u rrëmbyen më 7 tetor. Sipas një burimi të njohur me përpjekjet dhe një zyrtari të lartë amerikan: “Nuk ka negociata aktive, por një eksplorim i ideve se si të arrihet kjo.” Megjithatë, tha burimi për CNN, Hamasi nuk i është përgjigjur thirrjes.

Katari flet me zyrtarë politikë të Hamasit në Gaza, të cilët më pas i transmetojnë mesazhe udhëheqjes së grupit brenda rripit, të cilët po përpiqen në mënyrë aktive të shmangin zbulimin nga Izraeli. Zyrtarët amerikanë kishin thënë se marrja e përgjigjeve nga Hamasi ishte një proces tepër i rëndë gjatë raundit të parë të negociatave që çoi në lirimin e një sërë pengjesh. Tani mund të jetë edhe më e vështirë për liderët e Hamasit që të angazhohen në bisedime, duke pasur parasysh fokusin izraelit për eliminimin e tyre.

Në të njëjtën kohë, Izraeli, i cili rifilloi operacionin e tij ushtarak kundër Hamasit pas një armëpushimi 7 ditor, beson se ofensiva e tij që synon Gazën jugore, dhe veçanërisht Khan Younis, duhet të ushtrojë presion shtesë mbi Hamasin që mund të rezultojë të jetë i dobishëm në lirimin e më shumë pengjeve. Disa zyrtarë amerikanë pajtohen me idenë se presioni ushtarak mund të ketë efektin që ta kthejë përfundimisht Hamasin në tryezën e bisedimeve.

“Mund të jetë një moment që Hamasi të rishqyrtojë kthimin në tryezë në një mënyrë reale”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Të paktën 18,608 palestinezë janë vrarë dhe 50,594 janë plagosur nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas shifrave të përditësuara nga ministria e shëndetësisë së Gazës.

Ndërkohë nga ana tjetër, numri i personave të plagosur izraelitë ka shkuar në 1704, mes tyre 619 ushtarë.

139 prej ushtarëve të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, 115 prej tyre janë vrarë në ofensivën tokësore.

Sipas UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, pothuajse 1.9 milionë njerëz në Gaza, ose gati 85% e popullsisë, janë zhvendosur brenda vendit.