Lajmet e fundit Rajoni

SHBA-ja e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi!

Ndërsa “Vetëvendosje” e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet e parakohshme politike të 14 shkurtit, Uashingtoni ripërsërit përkushtimin për të bashkëpunuar me Bashkimin Europian lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd.

Për “Zërin e Amerikës”, zv.  ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery tha se “presin me padurim marrëveshje gjithë-përfshirëse e normalizimi që do të çonte në njohje reciproke”. Zyrtarja e lartë vuri në dukje se ky do të jetë qëllimi i tyre drejt së ardhmes.

“Jemi të përkushtuar për të punuar me BE-në që po mundëson dialogun dhe me partnerët tanë sëbashku. Është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që kemi qenë më të suksesshëm atje kur bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, pra kjo do të jetë qasja jonë”- u shpreh zv. ndihmës sekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe EuroaziatikeMolly Montgomery.