Bota

SHBA, përplasen dy helikopterë ushtarakë, 9 viktima!

Dy helikopterë ushtarakë amerikanë, HH60 Blackhawk u rrëzuan në Trigg County, në Kentucky të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë një misioni rutinë stërvitor.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në. Guvernatori i shtetit, Andy Beshear deklaroi se të paktën nëntë persona mund të kenë humbur jetën në aksidentin ajror, referuar raportimeve fillestare.

Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit nisën hetime. Disa dëshmitarë thanë se dëgjuan një shpërthim të ndjekur nga dy të tjerë. Përplasja ndodhi rreth orës 03:35 minuta të mëngjesit me tonën e kur në Amerikë ishte 21:35 minuta.