Aktualitet

Sherr me thika në qendër të Fierit, humb jetën 17-vjeçari/Pranga autorit!

Përfundoi në tragjedi një sherr me thika në qendër të Fierit. Paraprakisht mësohet se viktimë mbeti një 17-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

Disa persona nisën të grinden mes tyre dhe debati përfundoi në përleshje fizike. Më pas, njëri prej tyre nxori thikën dhe goditi adoleshentin, që për fat të keq ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve të shumta. Ndërkohë policia ndaloi autorin e dyshuar.

Po ashtu, dyshohet edhe për dy të plagosur. Në vijim priten më shumë detaje lidhur me ngjarjen tragjike,. motivet dhe identitetin e personave të përfshirë. Nuk përjashtohet pista e një sherri për motive banale të nisur në rrjetet sociale.