Aktualitet

Sherr mes adoleshentësh në Elbasan, raportime për një të rrëmbyer!

Sherr mes adoleshentësh në Elbasan, 10 të rinj u konfliktuan mes tyre pranë Pallatit të Sportit. Ngjarja ndodhi në mbrëmje vonë dhe dëshmitarë treguan për një person të rrëmbyer, që u fut forcërisht në një makinë, por kjo nuk konfirmohet. Në Polici, ende nuk ka një kallëzim për rrëmbim personi, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave. Po ashtu janë shtuar masat e sigurisë me pika kontrolli e veprime të tjera.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të Sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.
Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.