Bota

Vrasje e frikshme në Meksikë, shokohet policia!

Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë, teksa autoritetet kanë zbuluar skemën e tmerrshme të vrasjes.

Sipas tyre, turistët janë qëlluar në kokë dhe më pas trupat janë hedhur në pus të thellë katër metra. Shkaku i vrasjes dyshohet se ka qenë rezistenca e viktimave në momentin që kanë tentuar t’i vjedhin makinën e tyre.

Vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa ishin në një udhëtim surfing në Ensenada. Kanë qenë të afërmit e tre të rinjve që kanë identifikuar trupat.

Tursitët janë vrarë dhe më pas janë hedhur në pus 6 kilometra larg nga aty. Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë të bardhë të djegur dhe një telefon i lidhur me surfistët e zhdukur.

Ndërkohë policia është përballur edhe me një të papritur gjatë kontrollit në pus, pasi gjetën edhe një trup të katërt, por i cili rezultoi se ka qenë atje më gjatë dhe se nuk kishte lidhje me rastin.

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në vrasjen e turistëve. Një person me precedentë penalë është akuzuar për “zhdukje me forcë”.