Aktualitet

Sherr në Pogradec, 48-vjeçarja ushtron dhunë ndaj kunatës së saj!

Një 48-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa policia bën me dije se e dhunuara është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Gjithashtu, blutë e Korçës bëjnë me dije se procedim në gjendje të lirë ka nisur dhe ndaj dy shtetasve, njëri pasi ka dhunuar gruan e tij, ndërsa tjetri pasi dyshohet se ka thyer xhamin e vetratës së ballkonit të një banese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka thyer me gurë, xhamin e vetratës të ballkonit, në banesën e shtetasit A. M”, njofton policia.