Showbiz

Shfaqet në kopertinën e revistës me duhan, fansat reagojnë ashpër kundrejt Nick Jonas

Këngëtari i famshëm Nick Jonas vendosi të mburrej për faktin se është personazhi i parë nën 30-vjeç që u shfaq në kopertinën e një reviste me një puro në dorë.

Ylli i “Jonas Brothers” u shfaq në kopertinën e revistës “Cigar Aficiando” duke promovuar produktin e tyre dhe për këtë gjë dukej shumë krenar.

Megjithatë, fansat e tij nuk mendojnë kështu. Ata kanë pushtuar Instagram-in e 26-vjeçarit duke i thënë se nuk është ndonjë krenari e madhe të shfaqesh në revistë me një cigare në dorë.

“Kjo nuk është arritje. Nuk e kuptoj pse mburresh me këtë duke u bërë edhe shembull negativ për ndjekësit e tu” ,-shkroi një komentuese.