Celebrities Love & Sex Showbiz

Pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë Sophie Turner vendos të postojë foto nga shtatzënia!

Sophie Turner dhe Joe Jonas mirëpritën fëmijën e tyre të dytë së bashku, një bebushe të vogël muajin e kaluar. Ndërkohë që dyshja kanë ruajtur privatësinë e fëmijëve të tyre dhe nuk do të zbulojnë asnjë foto të tyre, Sophie së fundmi është kthyer në rrjetin e saj social Instagram që kur mirëpriti fëmijën nr. 2 dhe ndau një foto të vetes duke shfaqur barkun e saj të rrumbullakosur.

Në foton e shpërndarë nga ylli i “Game of Thrones”, ajo shihet duke treguar barkun e saj teksa ka veshur një bluzë të zezë dhe një xhaketë puffer.

Që muajin e kaluar u konfirmua se Joe dhe Sophie u bënë prindër të një vajze sërish. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Willa, të cilën e mirëpritën në korrik të vitit 2020. Sophie arriti ta mbante shtatzëninë e saj të dytë jashtëzakonisht private dhe foli për të njëjtën gjë në një intervistë të rrallë teksa i tha Elle UK se:

Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë dhe më i bukur ndonjëherë.

Duke folur për mëmësinë, Sophie shtoi më tej se:

Kjo është ajo që quhet jetë për mua – rritja e brezit të ardhshëm. Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u rritur.

Jo vetëm Joe dhe Sophie, por vëllai i tij më i vogël, Nick Jonas dhe gruaja e tij Priyanka Chopra gjithashtu u bënë prindër të një vajze këtë vit. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, Malti Marie Chopra Jonas përmes një nëne surrogate. Së fundmi, më i vogli nga vëllezërit Jonas, Frankie Jonas ka treguar në një intervistë se si është bërë xhaxhai i preferuar i fëmijëve të vëllezërve dhe motrave të tij.