Celebrities Gossip

Shitet për shumën marramendëse kitara e Elvis Presley-t!

Kitara elektrike që këngëtari legjendar Elvis Presley përdori në 1968-ën është shitur për 450 mijë paund në ankand. Performanca e Elvis-it me këtë instrument u transmetua në dhjetor 1968, duke shënuar rikthimin e yllit pas 7 viteve. Rikujtojmë se pasuria e Elvis Presley-t u vlerësua 100 milionë dollarë pas vdekjes së tij.

Por vlera totale e markës, “Elvis”, duke përfshirë pasurinë e famshme në Graceland, me kalimin e viteve ka arritur shifrën marramendëse, të cilat i kanë kaluar në pronësi të bijës, kur ka mbushur 25-vjeçe, Lisa Marie. Kjo e fundit para disa kohësh pretendoi se i kenë mbetur vetëm 14 mijë dollarë dhe akuzon ish-menaxherin, Berry Sigel, për shkrirjen e pasurisë.

Ndërkohë vitin e shkuar, nipi i Elvis Presley ka vrarë veten në mënyrë tragjike. Rezultatet e autopsisë treguan se Benjamin i kishte dhënë fund jetës me një pushkë gjaku, me të cilën kishte goditur veten në gojë. Rikujtojmë, se i ndjeri Presley pas dokumentarit të shumëpërfolur “Leaving Neverland” u akuzua për pedofili.

Ndërkohë, një poster/lajmërim i rralë i Mbretit të popit, është shitur në ankand për më shumë se dyfishin e çmimit të pritur. Madje, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump para disa vitesh vendosi që këngëtari i ndjerë legjendar të nderohej me çmimin më të rëndësishëm të dhënë nga Shtëpia e Bardhë, “Medaljen Presidenciale të Lirisë”.