Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Shkaku kam qenë unë”/ Romeo deklaron Heidin si kundërshtare në lojë!

Gjatë debatit mes Heidit dhe Vesës, i përfshirë ka qenë dhe Romeo, i cili gjatë prime-t u shpreh se është ndjerë i tradhtuar nga të dyja vajzat.

Vesa: Dua të zbuloj dhe unë me ju, a janë duke bërë lojë për ndarjen, apo është Heidi duke bërë lojë me Romeon dhe gjithë shtëpinë. Unë e kam pyetur por ai më ka thënë mos fol.

Romeo: Nuk e di çfarë të them. Nuk e di çfarë të mendoj më, është nga të dyja anët, më duket sikur unë jam kam futur kot gjithë kohës, këtë ndjesi kam. Qoftë tek Vesa, qoftë tek Heidi. Unë e besoj që ishte e llogaritur nominimi. Mendoj dhe besoj që shkaku jam unë. Mendoja se kisha një shoqe por nuk e kam. Mua nuk më pëlqejnë justifikimet. Unë jam shënjestra, e di çfarë shoh. Kam mbrojtur një shoqe që në fakt nuk e kam. Vesa më ka ndenjur afër, nuk do ja hedh kurrë poshtë. I kam thënë qëndroi Heidit afër dhe këtë e ka bërë. Mua kjo më ka bërë të mendoj që nuk është Vesa shënjestra, por jam unë. Unë dhe Heidi kemi kaluar gjëra të vështira bashkë. Na kanë hequr fytyrën, nuk kemi fjtur rehat, mua prej 2-3 javësh. Përpara se Heidi të bëhej lidere, ua them të gjithëve në sy, unë e ndjieja, kam thënë që ajo do ishte lidere. I kam thënë kujdes sepse ka shumë njerëz që na kanë bërë keq. Unë Ledjonën e dua jashtë. Mendo se ajo ka bërë shumë gjëra si shumë të tjerë. Aj që ka bërë Vesa nuk peshon më shumë se ajo që kanë bërë të tjerë.