Aktualitet

Shkarkimi i presidentit Meta, të hënën mblidhet grupi socialist

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mësohet se të hënën e ardhshme, më 3 maj do të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e kreut të shtetit. Por, ka një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS.

Mësohet se socialistët do të diskutojnë lidhur me rrugët alternative. Një ditë më parë, nismën për shkarkimin e Metës e bëri të ditur Taulant Balla dhe presidenti reagoi.