Showbiz

Shkatërrohet karriera e modeles së famshme, tashmë endet rrugëve pa asgjë

Modelja braziliane Eloisa Pinto Fontes u raportua e zhdukur vitin e kaluar në New York për tu gjetur ditët e fundit krejt rastësisht rrugëve të Brazilit.

Bukuroshja që ka pozuar për firma të famshme si “Elle”, “Grazia” dhe “Glamor” u gjet ditët e fundit në rrugët e Rio de Janeiro. Ajo u gjet nga disa kalimtarë të cilët raportuan se modelja nuk kishte veshur as bluzë e as këpucë. E vetmja gjë që kishte ishte një çantë e mbushur me dokumente pune dhe referenca nga fotografë me të cilët kishte punuar gjatë karrierës së saj.

Pak kohë para se të zhdukej, Fontes sapo kishte humbur një proces gjyqsor ku ish-bashkëshorti kërkonte ndarjen, pasurinë e saj dhe kujdestarinë e plotë të djalit të tyre 7-vjeçar. Pas kësaj ajo vendosi të zhvendosej në Brazil për të punuar dhe nuk i tha asgjë familjes së saj që e kishin të pamundur ta kontaktonin.

Ende nuk dihet se si ajo përfundoi duke fjetur rrugëve pa para, rroba, apo një vend për të kaluar natën.