Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Fashion Showbiz

Shkëlqen Irina Shayk në fushatën e fundit të modës!

Nuk ka si të jetë ndryshe, Irina Shayk po ndjek gjurmët e mikeve të saj Bella Hadid, Kate Moss dhe Phoebe Dynevor për t’u bërë ylli i fushatës së fundit të ‘Self-Portretit’. Bukuroshja me origjinë ruse i ka mahnitur të gjithë teksa shfaqi të gjithë format e saj perfekte në një seri fotosh, jo vetëm të bukura dhe sensuale, të shkrepura nga fotografi britanik Harley Weir dhe e gjitha kjo ka ardhur për një arsye të vetme, për të nisur linjën e stilistit ‘Resort 2022’.

Work it: Irina Shayk wowed as she writhed around in the sea in a clinging knitted co-ord for Self Portrait's latest 'sensual' campaign on Wednesday

Modelja 35-vjeçare, e cila ka një fëmijë me Bradley Copper, shfaqi një figurë mjaft tërheqëse teksa përpëlitej në det me një veshje shumë të veçantë. Në shumicën e fotove të shkrepura ajo përveçse dukej shumë bukur, ajo ngjante edhe mjaft tërheqëse dhe sensacionale.

Sizzling: Irina took to the beach as she knelt by the water in a racy thigh-split black dress as she threw pebbles towards the camera at sunset

Në lidhje me punën e saj për fushatën e modës, modelja është shprehur se:

Gjithmonë më ka pëlqyer të vishja një autoportret dhe kështu ishte shumë argëtuese të punoja me ekipin në këtë fushatë.

Ndërkohë që nga ana tjetër Han Chong, themeluesi dhe drejtori kreativ i këtij projekti ka treguar se:

Ashtu si ky koleksion, u ndie i natyrshme, i lehtë dhe instinktiv dhe shpresoj që femrat të kënaqen me veshjen e këtyre rrobave po aq sa unë i kam xhiruar dhe fotografuar ato. Irina ka këtë ekuilibër të jashtëzakonshëm natyror të forcës dhe feminilitetit. Ajo ka këtë pavarësi dhe ndjenjë se kush realisht është ajo, dhe mishëron këto anë të ndryshme të asaj që do të thotë të jesh një grua, të cilën unë me të vërtetë doja ta kapja me këtë fushatë dhe koleksion. Ajo është romantike, por e fuqishme dhe sensuale, të gjitha në të njëjtën kohë. Kjo është ajo që ka të bëjë me autoportretin, duke u mundësuar grave të ndihen si versioni më i mirë i vetes, kudo që të jenë, çfarëdo që të bëjnë.