Aktualitet Bota

Shkrumbohet makina në Lushnjë, shpëton mrekullisht familja me katër anëtarë

Një makinë tip BMW ku udhëtonin katër anëtarë të një familje është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Lushnjë.

Ata kanë qenë duke udhëtuar në aksin Lushnjë – Fier, kur pranë “Pushimit të Shoferit”, nga ana e drejtuesit të mjetit është vënë re të dalë tym nga pjesë e parme e makinës. Menjëherë shoferi ka hapur krahun dhe kanë dalë nga makina, e cila për pak minuta u përfshi nga flakët.

Edhe pse ndërhynë forcat zjarrfikëse, mjeti u shkrumbua totalisht. Sipas dëshmisë së dhënë nga drejtuesi i mjetit, ka qenë një shkëndijë elektrike që shkaktoi zjarrin.