Showbiz

Shokon aktorja e famshme: “Modelet janë në depresion dhe përdorin kokainë për ruajtur peshën e tyre”

Aktivistja dhe aktorja e serialit “The Good Place” Jameela Jamil është përfshirë në një debat online me modelen e “Victoria’s Secret”, Sara Sampaio.

Gjithçka nisi pas një postimi të aktores rreth një sfilate që shfaqte modele të kolme duke përgëzuar industrinë për këtë ndryshim pasi ajo është e lodhur duke parë modele adoleshente që rrezikojnë të vdesin nga uria për të qenë të dobëta.

Ky koment ka tërhequr vëmendjen e modeles portugeze e cila u shpreh se Jameela është një hipokrite nëse mendon se modelet nuk kujdesen për trupin dhe shëndetin e tyre.

Nuk kaloi shumë dhe aktorja vazhdoi sërish komentet duke i kërkuar Saras të qetësohet. “Nuk e them për të gjithë modelet në industri por ti e di shumë mirë se disa nga këto vajza janë në depresion dhe përdorin kokainë për të ruajtur peshën e tyre të dobët” ,-përfundoi aktorja e cila gjithashtu ka patur një karrierë të shkurtër si modele.