Janë shpallur fituesit e garës “Tiranathlon”, eventit sportiv të zhvilluar sot në kryeqytet e që bashkon tre disiplina në një garë të vetme, not, çiklizëm dhe vrap. Bëhet me dije se fitues janë shpallur emrat e renditur më poshtë, sipas disiplinave përkatëse:
SPRINT – MESHKUJ
1.Panagiotis Polyzos
2.Kivanc Sahinkaya
3.Angelos Vozikis
SPRINT – FEMRA
1.Iva Pavlovic
2.Evelina Bobujani
3.Danai-Elina Makridaki
OLYMPIC – MESHKUJ
1.Borislav Palashev
2.Strahinja Trakic
3.Albion Ymeri
OLYMPIC – FEMRA
1.Anastasia Peycheva
2.Konstantina-Nantia Zyntzanaki
3.Gergana Stoyanova
OLYMPIC RELAY
1.Eduard Dalla
2.Miti Kote
3.Kristo Naçi
SPRINT RELAY
1.Bujar Bakiu
2.Dorian Hoxhallari
3.Julian Lekoçaj
Për mbarëvajtjen e kësaj gare që u mbajt në Parkun Helen, pranë liqenit të Farkës, sot në kryeqytet kishte disa kufizime në qarkullim, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në mesditë. Për to, Bashkia Tiranë njoftoi edhe më herët se të zhvillohej ky event, me pjesëmarrjen e sportistëve nga shtete të ndryshme.
Edicionit të tretë iu bashkuan 300 garues nga 18 shtete e për fituesit pati vlerësime monetare. Gara nisi në 08:00 të mëngjesit fillimisht me notin, për distancën sprint prej 750 metrash, për të vijuar me çiklizmin me 50 km e përfundoi me vrapin 5 km.
Për distancën olimpike, garuesit notuan 1.5 km, vijuan garën me biçikleta për 40 km e përfunduan vrapin me 10 km. E gjithë gara u përmbyll në orën 12:00.
Për distancën olimpike, vendi i parë u vlerësua me 1 mijë euro, i dyti me 700 dhe i treti me 500 euro. Për distancën sprint, fituesi i vendit të parë mori 800 euro, i dyti 500 dhe i treti 300 euro.
Pati kufizime në qarkullim, por në mesditë gjithçka iu kthye normalitetit. Ky edicion përkoi me vitin kur Tirana mban titullin si Qyteti Europian i Sportit e ka në fokus zhvillimin e aktiviteteve sportive për të gjithë moshat.