Aktualitet

Shpërthim tritoli në Krujë, dëme materiale!

Shpërthim tritoli në Krujë, për fat të mirë pa të lënduar, por nuk mungojnë dëmet materiale. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, rreth dy orë e gjysmë pas mesnate, në rrugën “Zim Zeneli”. Xhamat e katër bizneseve në zonë pësuan dëmtime, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e për të mësuar se kush ishte shënjestra. Paraprakisht bëhet e ditur se lënda plasëse ishte vënë në pjesën e asfaltit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.