Bota

Shpjegimi që i japin ekspertët dritave që shfaqen në qiell përpara tërmeteve!

Numri i viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë është më shumë se 8700 persona. Bilanci i ri është hartuar në bazë të informacionit të shpërndarë nga burime zyrtare dhe mjekësore. Konkretisht numri i viktimave ka arritur në 8,764 persona, nga të cilët 2,530 në veri të Sirisë. Ndërsa dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të plagosur në Turqi dhe Siri.

Në rrjetet sociale po qarkullon edhe një video që tregon një dritë të çuditshme që u shfaq në qiell pak para nisjes së tërmetit. Edhe pse nuk mund të thuhet saktësisht, këto duket se janë të ashtuquajturat dritat e tërmetit, një fenomen në të cilin dritat shfaqen në qiell pikërisht në momentin e nisjes së lëkundjes. Siç shpjegohet nga ekspertët, këto drita mund të vijnë për dy arsye. Hernández Quintero, kreu i Shërbimit Magnetik UNAM thotë se:

E para, në momentin e tërmetit, lëkundjet shkaktojnë qarqe të shkurtra në disa transformatorë apo kabllo elektrike, duke gjeneruar shkëndija dhe shpërthime zjarri. E dyta, janë dritat e tërmetit, ekzistenca e të cilave është e diskutueshme për disa studiues, por të tjerë kanë kërkuar ta shpjegojnë atë. Diçka që dihet sot është se këto drita janë rezultat i ndërveprimit të ngarkesave elektrike që ekzistojnë në nëntokë dhe se ato janë gjithmonë të pranishme falë përbërjes së saj minerale.

Toka përbëhet nga materiale të ndryshme, në disa vende ka shkëmbinj magmatikë të cilët kanë një përmbajtje minerale shumë të pasur dhe i nënshtrohen kombinimit elektrik. Pa pasur nevojë për një tërmet, ngarkesat elektrike grumbullohen dhe shpërndahen nën tokë. Ndërkaq, nëse jeni në makinë në momentin kur ndodh një tërmet është e rëndësishme të dini se çfarë të bëni. Mos frenoni papritur pasi mund të shkaktoni aksidente.