Sport

Shqipëria nuk ndryshon në renditjen e FIFA-s!

FIFA publikoi renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare pas përfundimit të edicionit të tretë të Nations League. Shqipëria mori vetëm një pikë në dy duelet e muajit tetor përballë Izraelit (1-2) dhe Islandës (1-0), ndërkohë që nuk ka ndryshime. Kuqezinjtë e Edi Rejës vijojnë të jenë në vendin numër 66, ndërsa Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros. Dardanët dolën pa pikë nga transferta me Irlandën e Veriut (2-1) përpara se të fitonin me “manita” në “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja e Alain Giresse, mban pozicionin numër 107, ndërkohë që në renditjen e publikuar në ditët e fundit të gushtit renditej në vendin e 106-të. Brazili vijon të kryesojë, teksa podi kompletohet nga Belgjika dhe Argjentina. Italia siguroi një biletë në “Final Four” dhe është ngjitur nga vendi i shtatë në të gjashtin, duke ndërruar pozicionet me Spanjën e Luis Enriques, pavarësisht se edhe iberikët ia dolën të kualifikoheshin në “Final Four”.