Bota

Shtrohet përsëri në spital Papa Françesku, gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë alarmon mjekët!

Së fundmi bëhet me dije se Papa Françesku është shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë ku shkoi për disa ekzaminime mjekësore. Sot, sipas raportimeve, ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të problemeve me zorrët. Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni është cilësuar urgjent dhe për këtë arsye Ati i Shenjtë do duhet që të qëndrojë i shtruar për disa ditë.

Riujtojmë se në 2021, Ati i Shenjtë operoi zorrën e trashë. Sipas mediave italiane, ditën e djeshmë Papës iu bë një skaner dhe rezultatet alarmuan mjekët të cilët vendosën që ta fusin në sallën e operimit. Kjo është hera e tretë që Françesku shtrohet spital pas 2021, kur ai qëndroi i shtruar për 10 ditë dhe në mars të 2023 kur për shkak të bronkitit qëndroi në spital tre ditë.

Papa Françesku është aktualisht Papa i Vatikanit, udhëheqësi i Kishës katolike dhe jeta e tij është jashtëzakonisht interesante. I lindur si Jorge Mario Bergoglio, Papa Françesku zuri vendin e lartë kur Papa Benedikti XVI dha dorëheqjen nga detyra duke përmendur përkeqësimin e shëndetit në vitin 2013. Kjo i dha Papa Françeskut mundësinë për të bërë historinë si Papa i parë i Amerikës Latine në historinë njerëzore, duke pasur parasysh se ai ka lindur në Argjentinë.

Që nga ai moment e tutje, ai e ka udhëhequr Kishën katolike në një epokë të re më shumë pranimi mbi çështjet filozofike, të cilat ishin të neveritshme para mbërritjes së tij në postin e lartë. Aktualisht, ai jeton në Vatikan dhe njihet si një nga papët më pranues që ka jetuar ndonjëherë. Pavarësisht pozicionit të tij, pasuria neto e Papa Françeskut nuk është aq e madhe sa mund të mendohej. Në fakt, ai nuk është aspak afër pasurisë që papët e mëparshëm kanë grumbulluar gjatë kohës së qëndrimit të tyre në atë post.