Showbiz

Shuhet në moshën 91-vjeçare Hubert de Givenchy

Ikona franceze e modës që frymëzoi breza, fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 91-vjeçare.

Stilisti dhe koleksionisti i famshëm u gjet i pajetë në shtëpinë e tij dhe këtë lajm kaq të trishtë e konfirmoi partneri dhe bashkëpunuesi i tij Philippe Venet.

Givenchy ngjyrosi industrinë e modës për më shumë se 50 vite. Ai ishte një koleksionist fanatik me një sy të pagabueshëm për objekte, dekorimin e shtëpive, veshjeve dhe sigurisht parfumeve.

Familja e të ndjerit po planifikon një ceremoni mortore private të cilët në vend të luleve kanë kërkuar në emër të Hybert, që këto para t’i shkojnë për bamirësi UNICEF-it.