Celebrities Gossip Showbiz

Shumë afrimitete brenda shtëpisë! Çfarë po ndodh mes Einxhel dhe Dj DAGZ?

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. Dy banorët që që prej hyrjes së tyre kanë sjellur shumë ndryshime janë Dj DAGZ dhe Dj Pm që po luajnë brenda shtëpisë si një banor i vetëm. Ky i fundit u përfol shumë për afrimitetin me Sarën, puthjeve dhe paqartësinë në marrëdhënien me të.

E së fundmi edhe miku i tij Arbri (Dj DAGZ) po tregon afrimitet me një tjetër banore të shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për Einxhel Shkirën. Jo vetëm nga ana e tij, por edhe prezantuesja shihet të jetë shumë e afërt me të.

Këto kohë ata janë parë shumë të afërt me njëri- tjetrin, madje duke qëndruar shtrirë e duke shtrënguar duart me njëri- tjetrin. Së fundmi, dyshja po qëndrojnë shumë së bashku duke na bërë edhe më shumë kuriozë se si do të shkojë marrëdhënia mes tyre.

Ky afrimitet dhe flirtet mes tyre nuk janë shfaqur nga hiçi pasi që prej fillimit dyshja ka flirtuar me njëri- tjetrin. Jo vetëm kaq, por edhe para disa ditësh Einxhel dhe Dj DAGZ patën një darkë romantike të organizuar nga produksioni. Edhe në këtë takim mes tyre nuk munguan deklaratat nga ana e Arbrit, i cili u shpreh se ajo është e vetmja që e bën nervoz brenda shtëpisë.

I vetmi njeri që m’i prish nervat këtu në këtë shtëpi je ti! Jo tjetër kush, sepse s’ka ndodh që dikush tjetër të më bëjë nervoz… Edhe ta kam thënë pa keqardhje, je një tip që… Jo vetëm këtu brenda, por më pëlqen muhabeti me ty. E the dhe vetë që unë jam një tip më i thellë, më pëlqen të bëj muhabete më të mençura, kam qejf të mësoj prej njerëzve.

Nuk dihet se si do të shkojë afrimiteti mes tyre, megithatë urojmë që të krijohet çifti i parë brenda shtëpisë për të parë emocione të bukura dhe jo vetëm debate.