Celebrities Showbiz

Si asnjëherë më parë Cardi B na tregon një detaj shumë të rëndësishëm të look-ut të saj!

Këngëtarja e njohur Cardi B së fundmi ka vendosur që t’i surprizojë fansat e saj. Këtë herë nuk janë më as diamantet e saj me vlera marramendëse apo shtëpi të reja të blera së bashku me bashkëshortin e saj Offset. Këtë herë reperja e njohur ka dashur që t’ju prezantojë fansave dhe të gjithë ndjekësve të saj një detaj shumë të rëndësishëm të look-ut të saj.

Ne e kemi parë krijuesen e hitit “Bodak Yellow” që në shumicën e rasteve gjatë çdo dalje të saj publike apo edhe në videoklipet e saj të këngëve, të ndryshojë modelet e flokëve dhe ngjyrën e tyre pafundësisht. Por asnjeherë nuk e kemi parë reperen me flokët e saj natyralë.

Duke qenë se nuk e kishin parë, vetë 24-vjeçarja na prezantoi me flokët e saj natyralë. Së fundmi në rrjetin e saj social Instagram ajo ka postuar disa foto të vetës së saj ndër vite me flokët. Një look ku i cili e ndryshon krejtësisht paraqitjen e saj.

Vlen për t’u përmendur se reperja e njohur ka zbuluar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që i ka ‘çmendur’ përsëri  fansat e saj. Si kurrë më parë ajo do të jetë prezantuesja e një nga shfaqjeve më të rëndësishme dhe këtë lajm e ka bërë ajo vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram. Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të jem prezantuesja e @AMAs 2021! Qëndroni gati në 21 Nëntor 8/7c në @ABCnetwork.

Në një deklaratë të bërë së fundmi bukuroshja ka treguar gjithashtu:

Kur mora ftesën për të prezantuar AMAs, u emocionova shumë. Jam gati të shfaq personalitetin tim në skenën e AMAs! Faleminderit Jesse Collins, ‘ABC’ dhe ‘MRC’ për realizimin e kësaj.

Reperja e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me çdo këngë të sajën por më kryesoret ‘Bodak Yellow’ dhe ‘Money’, do të drejtojë shfaqjen që do të transmetohet nga Los Angeles-i në ‘ABC’ më 21 nëntor.