Celebrities Gossip Showbiz

Si i ati dhe i biri, Elgit Doda poston videon e veçantë me Krid!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Në datën 4 Qershor, e cila ishte edhe ditëlindja e djalit të tyre, Krid, Klea dhe Elgiti i dhanë betimin njëri-tjetrit në altar, por nuk ishin vetëm. Me ta ishte dhe djali i tyre që dukej shumë i lumtur që më në fund prindërit e tij po martohen. Vihej re se Krid ishte i veshur si Elgiti dhe dukej një kopje e babit të tij. Këtë na e ka vënë më shumë në dukje Elgiti ditën e sotme, duke postuar një video dhe treguar ngjashmërinë e tyre, ku dhe ka shkruar:

Si i ati dhe i biri

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Giti (@elgitdoda)

Shumë të ftuar ishin personazhe të njohur që janë miq të ngushtë të Kleas dhe Elgitit që kanë ndarë shumë momente të bukura nga festa. Por shumë prej personazheve VIP të cilët mendohen se janë miq të mirë dhe kolegë të çiftit nuk ishin pjesë në dasmë. Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy nuk ishin prezent gjithashtu edhe Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, e cila ishte edhe mikeshë e Kleas, mungoi në ceremoni. Nuk dihet se përse këto personazhe mungonin derisa të pyeten në intervistat e ardhshme ose nëse çifti na e zbulon arsyen.