Food & Drink Health & Beauty

Si të përgatisni lëngun e portokallit dhe hudhrës për përmirësimin e qarkullimit të gjakut!

Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij. Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij.

Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre. Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten 2 thelpinj hudhre, 5 portokalle.

Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës. Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës. Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës. Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit. Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë.

Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut. Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit. Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë. Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600-1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër.

Ndërkaq, hudhra rekomandohet për shumë trajtime të veçanta për rritjen e flokut dhe kundër zbokthit. Hudhra ka aftësinë të përmirësojë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, është e pasur me shumë minerale siç janë magnezi, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C por edhe më fibër dhe shumë aminoacide. Këto të fundit luajnë një rol të rëndësishëm për shkëlqimin dhe forcimin e flokut.