Showbiz

“Sicko Mode” kalon pritshmëritë, zë vendin e parë në “Billboard Hot 100”

Ka vetëm një muaj që është publikuar bashkëpunimi i Travis Scott dhe Drake që ka tejkaluar pritshmëritë e publikut.

Me mbi 105 milionë shikime në kanalin e Youtube, ditën e djeshme ky projekt muzikor ka shënuar një tjetër sukses. “Sicko Mode” ka zënë vendin e parë të klasifikimit të “Billboard Hot 100” falë votimeve të shumta të publikut.

Kjo këngë e cila është kthyer menjëherë në hit, ka mundur edhe prurjen më të re dhe të shumëpërfolur të Ariana Grande, “Thank you, next” që pritet të shndërrohet në projektin muzikor më të mirë të këtij viti.

Qindra urime kanë shkruar për Travis Scott dhe Drake të cilët janë vlerësuar për këtë projekt të suksesshëm.